Shembet tenda e kalçetos në Sarandë, humb jetën 22 vjeçari

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 21:38 | Kronikë
Shembet tenda e kalçetos në Sarandë, humb jetën 22

Një 22 vjeçar humbi jetën në Sarandë, pasi u godit nga tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive.

I riu ishte duke luajtur me shokët, kur era e fortë ka rrëzuar tendën e kalçetos duke rënë mbi personat që ishin të pranishëm në fushë.

A.K. u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos