Shembet ura në Tuluzë, raportohet për viktima

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 10:57 | Bota
Shembet ura në Tuluzë, raportohet për viktima

Një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u shpëtuan pasi një urë e varur mbi lumin Tarn pranë komunës Mirepoix-sur-Tarn në Tuluzë u shemb si pasojë e peshës së madhe të një kamioni.

Sipas mediave lokale, ura 150 metërshe që u shemb të hënën, ishte rinovuar në vitin 2003 nga komuna e Haute-Garonne.

Shkak për shembjen e urës u bë një kamion i tonazhit të rëndë që kaloi mbi të, i cili nuk zbatoi limitin e lejuar. Në ujë përfundoi dhe një makinë e vogël që po kalonte urën në ato momente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos