
Policia në Kaliforni ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e disa personave ende të paidentifikuar, të cilët qëlluan me armë në oborrin e një banese në Fresno.
4 persona u vranë dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur kur persona të armatosur hynë në oborrin e banesës në Fresno ku po mbahej një festë private.
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia kërkon nga banorët e zonës të qëndrojnë brenda banesave të tyre deri në sqarimin e situatës dhe arrestimin e të dyshuarve. (A2 Televizion)