Përmbytjet në Venecia, qytetarët kërkojnë veprim kundër ndryshimeve klimatike

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 12:32 | Bota
Përmbytjet në Venecia, qytetarët kërkojnë veprim

Përmbytjet e rënda në Venecia nxitën thirrjet për veprim ndaj ndryshimeve klimatike. Uji në qytetin-lagunë arriti nivelin e 187 cm, më i larti ky që prej përmbytjeve historike të vitit 1966.

Bashkë me ujin, po rritet edhe zemërimi në Venecia.

“Është e pabesueshme. Mbrëmjen e kaluar uji arriti në 1,87 metra mbi nivelin e detit. Është një katastrofë. Ne nuk jemi të përgatitur për këtë, nuk jemi. Kemi pësuar shumë dëme dhe teknologjia duhet të bëjë diçka. Duhet të organizohemi”, thonë banorët.

Planet për ndërtimin e barrierave nënujore kanë nxitur debate. Projekti i njohur si “Moisi” synon të parandojë përmbytje të ngjashme, por ai është shënjuar nga vonesat dhe korrupsioni. Qeveria thotë tani se do të përshpejtojë ndërtimin e barrierave, por për disa është shumë vonë.

Qytetarët janë të zemëruar, me planet për të mbrojtur qytetin e kanaleve nga përmbytjet po zvarriten që prej vitit 1966. Shkencëtarët thonë se niveli i detit është rritur dhe se shpeshtësia me të cilën po ndodh ky fenomen në Venecia është shqetësuese.

Maurizio Ferla, nga Instituti Kombëtar për Mbrojtjen e Ambientit, tha: “Evente të tilla si ato të viteve të fundit mund të bëhen edhe më të shpeshta në të ardhmen. Ne po përgatisim një strategji të përgjithshme për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike”.

Në një kthesë ironike të fatit, Këshilli Rajonal i Venecias u përmbyt për herë të parë në histori, pasi refuzoi masat për të luftuar ndryshimet klimatike. 

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos