Pallati 14-katësh në Durrës u shemb në pak sekonda, këtë të shtunë, por pasojat mbeten afatgjata për banorët e pallatit ngjitur me të.
Dyert e bllokuara, xhama të thyer, plasaritje dhe orendi të dëmtuara. Kjo ishte panorama e kësaj të diele në pallatin përbri atij që u shemb të shtunën me shpërthim të kontrolluar.
Pallati 14-katësh që ndodhej në lagjen 17 të Durrësit, u shemb nga IKMT-ja Por pasojat mbeten afatgjata për banorët e pallatit ngjitur me të "Ky është një dëmtim ende më i madh se nga tërmeti", thonë banorët Dëmet e pallatit Dëmet e pallatit Dëmet e pallatit Dëmet e pallatit
Banorët tregojnë dëmtimet që kanë pësuar. “I gjetëm të gjitha të thyera, kolonat janë dëmtuar tani dhe jo pas tërmetit”, thonë për A2 disa banorë. Ata kërkojnë ndihmën e instancave përkatëse për t’i riparuar këto dëme.
“Ky është një dëmtim ende më i madh se nga tërmeti, duam që qeveria të na ndihmojë”, thotë një nga banorët e pallatit.
Pallati 14-katësh që ndodhej në lagjen 17 të Durrësit, u shemb nga IKMT-ja dhe ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. (A2 Televizion)