Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore, zonë e mbrojtur me pisha, në zonën e Pojskës, në Pogradec. Zjarri, i cili sipas të dhënave ka qenë aksidental, ka djegur një sipërfaqe prej 0.5 ha me pishë.

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në zonën e Pojskës, në Pogradec 
zona ishte e karakterizuar nga terren malor 
Zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore 

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikës dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të mbrojtura, të cilët falë ndërhyrjes në kohë kanë shuar zjarrin përpara se të përhapej më shumë.
Sipas dëshmive, zona ishte e karakterizuar nga terreni malor ku mjetet nuk mund të futeshin, diçka që ka shtrënguar zjarrfikësit të punojnë me mjete rrethanore. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )