
Michael Gahler, eurodeputet dhe përfaqësues për Çështjet e Jashtme e të Zgjerimit, i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Parlamentin Europian, shkruan në Facebook se e dënon “veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë”.
Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama “që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara, përfshirë Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve, të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar”.
“I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar”, shtoi Gahler. (A2 Televizion)