Avokati i Popullit për A2: Në komisariate nuk ishin marrë masat e nevojshme

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 11:48 | Aktualitet
Avokati i Popullit për A2: Në komisariate nuk ishin marrë masat e

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, në një prononcim për A2, deklaroi se institucioni që ajo drejton ka shkuar në çdo komisariat për të verifikuar çdo shoqërim të bërë sot, pas protestës që shoqëroi prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Ndaj askujt nuk ka akuzë penale deri tani. Aktualisht, në komisariat ndodhet edhe një nënë e dy fëmijëve. Trajtimi brenda komisariatit, në përgjithësi ka qenë normal, por kushtet higjienike nuk ishin më të mirat në kuadër të situatës ku jemi. Asnjë nga të shoqëruarit nuk ishin të pajisur me maska apo doreza. Kjo gjë duhet të ishte bërë më mirë nga ana e policisë, për të mënjanuar rrezikun prej të cilit nuk jemi duke gëzuar liritë tona”, theksoi Ballanca.

Në lidhje me artistët e shoqëruar në komisariate, Avokati i Popullit tha: “Nuk kam informacion për artistët deri tani. Di që një pjesë e tyre janë liruar, por bilancin do ta bëjmë pasi të përfundojmë verifikimin në çdo komisariat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos