
Mbretëria e Bashkuar po planifikon për herë që të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake vendase për ta ndihmuar ushtrinë e saj që të luftojë Rusinë.
Prej disa javësh tashmë po zhvillohen diskutime për dorëzimin e një numri takesh “Challenger 2”, raporton Sky News duke cituar një burim nga Perëndimi.
Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por një veprim i tillë do ta bënte Britaninë vendin e parë që i përgjigjet lutjeve të liderëve të Ukrainës për të pajisur ushtrinë e tyre me tanke të fuqishme.
Po ashtu, ky vendim i Britanisë do të ndihmonte në inkurajimin e aleatëve të tjerë të NATO-s, veçanërisht Gjermanisë, që të ndiqnin të njëjtin shembull.
Pritet që Britania e Madhe të ofrojë rreth 10 tanke Challenger 2, të cilat do të mjaftonin për të pajisur një skuadrilje. (A2 Televizion)