Presidenti Ilir Meta ka uruar Shën Valentinin, duke postuar në rrjetet sociale një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
“Gëzuar Shën Valentinin nga ne!”, shkruan Meta, në foton ku shihet i përqafuar me partneren e tij.
Ndërkohë, edhe Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar në Instagram festën e të dashuruarve.
“Çdo ditë që kaloj me ty është dita ime e preferuar. Prandaj sot është një ditë e re e preferuar për mua”, shkruan Aurela Basha në rrjetin social. (A2 Televizion)
