Shënohet në Teksas vdekja e parë nga varianti Omicron, dominues në SHBA

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 12:46 | Bota
Shënohet në Teksas vdekja e parë nga varianti Omicron, dominues

Varianti Omicron është bërë dominues në Shtetet e Bashkuara, ku përbën 73 përqind të rasteve. Sakaq në kontenë Harris të Teksasit, u shënua ajo që besohet të jetë vdekja e parë e shkaktuar nga Omicron në SHBA.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet t’i drejtohet vendit me një fjalim, por Shtëpia e Bardhë tha se nuk po planifikohet izolimi i vendit. Amerikanët janë këshilluar të shmangin udhëtimet në më shumë se 80 vende me rrezik të lartë infektimi, përfshirë pjesën më të madhe të Europës.

Autoritetet bëjnë thirrje për vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Omicron.

Mes shteteve më të prekura janë Uashington, Oregon, Idaho, Florida, dhe Georgia ku Omicron përbën mbi 90 përqind të rasteve të reja. Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Blasio po konsideron nëse duhet të anulojë festën tradicionale për ndërrimin e viteve në Times Square.

https://a2news.com/2021/12/21/nje-feste-e-anuluar-me-mire-se-nje-jete-e-anuluar-obsh-apel-njerezve-per-rrezikun-nga-omicron/

Sakaq, Londra duket se ka vendosur të heqë dorë nga festimet në sheshin e famshëm të Trafalgar Square, për të mbrojtur shëndetin publik.

Kryeministri Boris Johnson tha se qeveria duhet të konsiderojë mundësinë e implementimit të masave të reja nëse rastet do të rriten, megjithatë nuk njoftoi kufizime të mëtejshme.

https://a2news.com/2021/12/21/londra-anulon-festimet-per-vitin-e-ri-rrezikohen-edhe-ne-nju-jork-per-shkak-te-omicron/?fbclid=IwAR2Kp4XTHwG31Nqg5seKAOtQf3T0Eaou8bebWvGGR3VmH-_cfbumA9_sxh8

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos