Shënohet viktima e parë nga gripi në Shqipëri

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 17:17 | Sociale
Shënohet viktima e parë nga gripi në Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga gripi i stinës në Shqipëri. Një grua e moshës 61-vjeçare, me sëmundje të zemrës, ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pas një pneumonie të rëndë që i shkaktoi gripi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gruaja nuk ishte e vaksinuar ndaj gripit.

Edhe pse koronavirusi i ri ka marrë vëmendjen botërore për pasojat e rënda dhe përhapjen me shpejtësi në popullatë, për epidemiologët as gripi nuk duhet neglizhuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/30/ne-stinen-e-gripit-epidemiologet-do-te-shtohen-te-prekurit-jemi-larg-epidemise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos