Meta pret Ahmetaj, diskutohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 19:27 | Aktualitet
Meta pret Ahmetaj, diskutohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Presidenti Ilir Meta priti në një takim ministrin e Shtetit për Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Kreu i Shtetit u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos