
Nisi si një miqësore, por nuk përfundoi si e tillë. Ndeshja e luajtur në Roterdam, ndërmjet Feyenoord dhe Atletico Madrid u karakterizua nga sherri masiv në fushën e lojës.
Gjithçka ndodhi pas ndërhyrjes së rëndë që pësoi Carrasko, i cili humbi qetësinë. Lojtari i madrilenëve nisi të përballej me cilindo kundërshtar që i dilte përpara.
As shokët e ekipit nuk arrinin ta qetësonin dhe u nevojit që trajneri Simeone të futej në fushë. Belgu u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në kohën shtesë holandezët shënuan golin e fitores 2-1. (A2 Televizion)