Sherr mes disa personave në Tiranë, dy të lënduar

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 08:36 | Kronikë
Sherr mes disa personave në Tiranë, dy të lënduar

Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar pas një sherri të ndodhur mëngjesin e së dielës në Tiranë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku në rrugën "Frederik Shiroka", janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos