Sherr në mes të Korçës, 67-vjeçari plagoset në kokë me sende të forta

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 19:46 | Kronikë

Një person është plagosur në kokë me sende të forta në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës.

Dionis Misha, 67 vjeç, dyshohet se ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

I plagosuri është person i njohur për Policinë e Korçës, me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjithashtu, edhe para disa vitesh është sulmuar me thika, por ka shpëtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos