
Antonio Conte dhe Andrea Agnelli ia hedhin paq, të paktën për momentin. Në lidhje me sherrin në ndeshjen Juventus-Inter, në Kupën e Italisë, gjykata sportive ka vendosur të mos marrë asnjë vendim për drejtuesit.
Conte u shfaq duke i drejtuar gishtin e mesit presidentit Agnelli në pushimin mes pjesëve, ndërsa ky i fundit e ofendoi trajnerin e Inter me fjalë të rënda, skena këto të regjistruara në telekamerat e stadiumit.
Megjithatë, çështja nuk mbyllet këtu, pasi do të jetë Prokuroria e Federatës Italiane ajo që do ta marrë në shqyrtim, ndërsa do të dëgjojë edhe rrëfimin e gjyqtarit të katërt të takimit. (A2 Televizion)