Sevilla dhe Umtiti “ia bëjnë malore” Barcelonës

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 22:58 | Futboll
Sevilla dhe Umtiti “ia bëjnë malore” Barcelonës

Barcelona ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Katalanasit u mposhtën në transfertë nga Sevilla me rezultatin 2-0 dhe tashmë i duhen të paktën 3 gola për të arritur finalen.

Kounde në pjesën e parë dhe Rakitic, në fund të pjesës së dytë, ishin autorët e golave për vendasit. Në të dy golat, përcaktues u bënë dy gabime të mbrojtësit Umtiti.

Kështu, Sevilla ka një këmbë në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të ndeshet me fituesen e çiftit Athletic Bilbao-Levante. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos