Një sherr mes dy personave mori një zhvillim të pazakontë, kur njëri prej tyre përdori një krokodil të vogël për të larguar kundërshtarët.
Ngjarja u regjistrua në plazhin e Macumbas në Rio De Janeiro të Brazilit, ku kalimtarët e rastit filmuan të çuditur të gjithë sherrin.
Një roje plazhi tentoi të ndante personat, por u gjet i papërgatitur kur burri e hodhi krokodilin në drejtim të tij.
Më pas ndërhyri policia që qetësoi situatën dhe e dërgoi krokodilin në parkun e qytetit. (A2 Televizion)