All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shfrytëzonte një vajzë të re për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 09:56 | Kronikë
Shfrytëzonte një vajzë të re për prostitucion,
All - Paragraf - 1

Një 38-vjeçar që kërcënonte një vajzë të re për ta shfrytëzuar për prostitucion është vënë në pranga, ditën e sotme në Durrës.

Siç bëhet e ditur, Tajar Vrenozi ishte shpallur në kërkim më 17 qershor të këtij viti, pas një hetimi katërmujor.

All - Paragraf - 3

Po ashtu, në pranga është vënë edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të prostitucionit.

Bëhet e ditur se nga provat e siguruara nga hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste shtetasen për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos