E rëndë në Greqi, 13-vjeçarja shqiptare abuzohet nga gjyshi i shoqes së saj

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 11:03 | Kronikë
E rëndë në Greqi, 13-vjeçarja shqiptare abuzohet nga

Një ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku në qytezën e vogël të Ilionit është regjistruar një denoncim i një vajze 13-vjeçare, e cila pretendon se pasditen e djeshme ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga gjyshi i shoqes së saj, raportojnë mediat greke.

Sipas denoncimit të së miturës, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e shoqes së saj 13-vjeçare, pak pas orës 16:00, të martën e kaluar. Vajza me origjinë nga Shqipëria kishte shkuar në shtëpi për të luajtur, kur gjyshi 85-vjeçar i shoqes së saj përfitoi nga mungesa e shkurtër e mbesës dhe iu afrua 13-vjeçares.

Pedofili i dyshuar ka kryer akte të turpshme ndaj të miturës, e cila ka arritur t’i ikë dhe të kthehet në shtëpinë e saj. Vajza u ka treguar prindërve makthin që ka ndodhur në duart e të moshuarit, të cilët kanë denoncuar ngjarjen në policinë e qytetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/10/e-rende-ne-greqi-27-vjecari-shqiptar-i-hyn-me-force-ne-shtepi-dhe-abuzon-me-70-vjecaren/
https://a2news.com/2023/07/04/abuzoi-me-nipin-e-tij-7-vjecar-prokuroria-e-beratit-kerkon-15-vite-burg-per-shqiptarin-e-kosoves/
https://a2news.com/2019/08/06/shqiptari-rremben-dhe-abuzon-seksualisht-me-ish-partneren-italiane-arrestohet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos