Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, 15 vite burg për Fredi Rrushin

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 15:41 | Kronikë
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, 15 vite burg për Fredi Rrushin

Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin, i akuzuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar shkon në 10 vite burg. Në pretencë prokuroria e  kryeqytetit kërkoi 18 vite burg për Rrushin.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Hoxhës u gjet më 6 nëntor 2021, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë.

Hoxha kërkohej prej 24 tetorit 2021, tri ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të. Njeriu i fundit që takoi Hoxhën ishte Ferdinant Rrushi, aktualisht në paraburgim, i cili pretendon se e ka lënë mikun e tij në zonën e Treshit në Tiranë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/04/vrau-dhe-me-pas-zhduku-trupin-e-ruzhdi-hoxhes-prokuroria-kerkon-18-vjet-burg-per-fredi-rrushin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos