Shifra rekord në Indi, mbi 400 mijë raste me Covid-19 në ditë

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 13:48 | Bota
Shifra rekord në Indi, mbi 400 mijë raste me Covid-19 në

Pandemia koronavirus ka dalë totalisht jashtë kontrollit në Indi. Gjatë të shtunës janë raportuar mbi 400 mijë raste të reja, rekordi më i lartë në të gjithë botën. Kjo e çoi bilancin në mbi 19 milionë persona të infektuar me Covid-19 në Indi, që prej fillimit të pandemisë. I lartë është edhe numri i jetëve të humbura në 24 orë, mbi 3500.

Bilanci total i viktimavve është mbi 211 mijë. Probleme te shumta paraqiten në strukturat spitalore, ndersa raportohet mungesë mjetesh dhe personeli mjeksor.

Ministria e Shëndetësisë ka hapur qëndra të shumta vaksinimi, ndërsa raportohet se janë administruar rreth 155 milionë doza. Megjithatë vetëm 2% e popullatës është imunizuar plotësisht ndaj Covid-19. India ka zgjeruar dhe grupmoshën e personave që mund të vaksinohen në 18 vjeç e sipër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos