Shikoni se si asfalti hapet e mbyllet gjatë tërmetit të dytë në Hatay

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 21:31 | Bota

Pamje vërtet si në filma janë ato që vijnë nga Turqia, ku mediat vendase kanë shpërndarë disa video befasuese e të frikshme gjatë momentit të tërmetit, me epiqendër të Kahramanmaras dhe 11 provinca të tjera në juglindje të Turqisë.

Në to shihet se si gjatë kohës kur tërmeti i dytë goditi vendin, asfalti hapej e mbyllej në një vijë të zgjatur në Hatay, duke çuditur jo pak vendasit. 

Ndërkohë që imazhi u përhap në rrjetet sociale, ajo gjithashtu mahniti audiencën, gjë e cila tregon edhe njëherë seriozitetin e kësaj ngjarjeje vdekjeprurëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos