Basha: “Ramavirusi” po gërryen ekonominë, shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 11:22 | Politikë
Basha: “Ramavirusi” po gërryen ekonominë, shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se rritja e borxhit publik në 80% po i jep një goditje fatale ekonomisë.

“RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për t’i ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijetojnë në kufirin e varfërisë”, shkruan Basha në Facebook.

“Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do t'i lërë më në mëshirën e fatit, por do t’ju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos