Fjalimi i parë i Begajt: Interesi ynë i përbashkët, konsolidimi i institucioneve

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 19:42 | Politikë

Në ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës, Presidenti i ri Bajram Begaj premtoi se do të jetë “shërbëtor i popullit” dhe “përfaqësues i unitetit tonë kombëtar”.

https://www.youtube.com/watch?v=avVDlF7P0Co

“Që sot, kam përgjegjësi më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj partnerëve të Shqipërisë. Do të jem shërbetor i popullit tim, përfaqësues i unitetit tonë kombëtar. Do të jem mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës”, tha Begaj.

https://a2news.com/2022/07/24/presidenti-i-ri-bajram-begaj-betohet-ne-parlament/

Më tej, Presidenti shtoi: “Dialogu, bashkëpunimi dhe debati sjellin mirëqënie, zhvillim e progres për qytetarët dhe vendin. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve. Inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve kushtetuese. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE është arritje e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, në të cilin do duhet të jemi të gjithë bashkë, krah për krah”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/24/ambasadorja-amerikane-urime-bajram-begajt-te-punojme-per-forcimin-e-demokracise-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos