Presidenti i ri, Bajram Begaj betohet në Parlament

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 18:02 | Politikë

Bajram Begaj është betuar në Parlament si Presidenti i ri i Shqipërisë.

Begaj zëvendëson Ilir Metën, i cili mbyll sot 5 vite në Presidencë.

https://www.youtube.com/watch?v=avVDlF7P0Co

Ceremonia e dorëzimit të mandateve do të zhvillohet në Presidencë dhe nis në orën 19:15. Begaj ulet në karrigen e Kreut te Shtetit, pas detyrës së tij të lartë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Parlamenti e votoi atë me 78 vota pro.

https://a2news.com/video/bajram-begaj-gjenerali-qe-hoqi-spaletat-per-tu-bere-president/

Në fjalën e tij në Kuvend, Begaj u shpreh: “Është një përgjegjësi që vjen në një moment historik. Shqipëria evropiane, sot premtim e nesër realitet. Shqipëria evropiane, Shqipëria e Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës. Shqipëria evropiane është kurora e ëndrrës historike të popullit shqiptar. Në tryezën e dialogut, për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si shtet. Mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim. Mbështes dhe e respektoj opozitën, por të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit. Të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve”.

Më tej, Presidenti i ri shtoi: “Po jetojmë kohët më të vështira që prej Luftës së Dytë Botërore. Agresioni rus ka futur botën në një tjetër krizë. Shqipëria dhe shqiptarët janë të rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve. Angazhimi ynë është të gjejmë mënyra për të lehtësuar situatën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos