
Ambasada amerikane në Prishtinë reagoi ashpër pas vendimit të Kuvendit i cili me 61 vota pro shkarkoi bordin drejtues të Radio Televizionit të Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane shprehet se arsyetimi i Kuvendit për të marrë këtë vendim ishte i mangët.
“Ndonëse qytetarët e Kosovës meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të mbështeten në prova transparente ashtu sikundër edhe emërimet duhet të mbështeten në merita. Shkarkimet e njëanshme e të nxituara, dëmtojnë institucionet publike dhe nuk trajtojnë problemet strukturore”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Kundër shkarkimit të bordit drejtues të RTK u shprehën dhe partitë opozitare në parlamentin e Kosovës. (A2 Televizion)