Shkarkimi i presidentit, komisioni miraton planin e hetimit, cakton ekspertët

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 12:22 | Politikë
Shkarkimi i presidentit, komisioni miraton planin e hetimit, cakton

Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit Meta miratoi planin e hetimit me votën unanime të të gjithë anëtarëve.

Nga ky moment, komisioni nis hetimin parlamentar që ka për detyrë të zbulojë nëse Kreu i Shtetit me veprimet e tij ka kryer apo jo shkelje te renda kushtetuese, qe do t’i kushtonin atij largimin nga detyra.

Gjithashtu, me votë unanime, deputetët miratuan edhe caktimin e dy ekspertëve që do të ndihmojnë komisionin përgjatë këtij hetimi. Ata janë Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu. Gjatë mbledhjes, deputetët kërkuan të njihen me praktikat e vendeve të ndryshme që janë përballur me raste të ngjashme.

Socialisti Alket Hyseni iu referua rastit të Shtete të Bashkuara me procedurën e nisur nga Kongresi për shkarkimin në atë kohë të Presidentit Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos