
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot kalendarin për çështjet që do të shqyrtojë në muajt shtator – tetor, mes të cilave bie në sy mungesa e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Kuvendi shkarkoi me shumicë votash më 9 qershor kreun e shtetit, e më pas i përcolli për interpretim kushtetuese këtë vendim.
Ndërsa është në afatet e saj ligjore, kjo gjykatë duket se nuk e ka listuar në çështjet prioritare qëndrimin e saj për vendimin e Kuvendit. (A2 Televizion)