Qeveria i kalon përsëri Bashkisë me VKM truallin e Teatrit Kombëtar

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 12:48 | Politikë
Qeveria i kalon përsëri Bashkisë me VKM truallin e Teatrit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, trualli ku ndodhej godina e Teatrit Kombëtar, i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës.

Në vendimin e botuar në faqen e Kryeministrisë thuhet se Bashkisë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Vendimi i parë i Këshillit të Ministrave u cilësua si antikushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pasi “nuk ishte marrë në konsideratë paraprakisht vendimi i Këshillit Bashkiak, duke shkelur parimin e decentralizimin dhe qeverisjes vendore”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/16/kushtetuesja-zbardh-vendimin-per-teatrin-eshte-cenuar-autonomia-e-pushtetit-vendor/
https://a2news.com/2021/07/02/veliaj-pas-vendimit-te-kushtetueses-tani-te-ecim-perpara-me-ndertimin-e-teatrit-boll-humbem-kohe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos