Shkarkimi i Presidentit, opozita kërkon shtyrjen e afateve të Komisionit Hetimor

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 13:49 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, opozita kërkon shtyrjen e afateve të

Deputetët e opozitës kërkuan shtyrjen e mandatit të Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta pezullimin e veprimtarisë së tij deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për të mos krijuar vakum institucional dhe mbërritjen e mendimit përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Kreu i komisionit Ulsi Manja, pranoi kërkesën e deputetëve për pritjen e përfundimeve të Komisionit të Venecias, por e quajti të pabaza pretendimet e tyre për të ndërprerë hetimet për Presidentin.

“Të mos lëmë boshllëk institucional. Pa u formuar Gjykata Kushtetuese dhe pa ardhur opinioni final i Venecias, ta shtyjmë Komisionin”, tha deputeti i opozitës Alban Zeneli. Por kreu i Komisionit, Ulsi Manja, iu përgjigj: “Ngritja dhe bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon kurrsesi punën e Komisionit. Por Venecia duhet të pritet për të arritur në një vendim objektiv”.

https://youtu.be/zgUP5XeZVwQ

Gjatë kësaj seance, Komisioni Hetimor miratoi edhe hapat proceduralë që do të ndiqen deri në fund të hetimit.

  1. Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.
  2. Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, të dhënave, raporteve të marra nga institucionet lidhur me objektin e hetimit.
  3. Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e
    procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta”, datë 26.06.2019.
  4. Administrimi dhe shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias.
  5. Diskutim në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të hetimit.
  6. Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.
  7. Paraqitja në Kuvend i raportit përfundimtar.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit po diskutojnë edhe datën e mundshme për të thërritur Presidentin të dëshmojë para Komisionit. Përveç datës 6 shtator, e cila ishte deri dje mundësia e vetme e diskutuar, është hedhur sot hipoteza e spostimit të thirrjes së Metës në datën 9 shtator, kjo pasi data 6 është në prag të fundjavës dhe, sipas deputetëve, mund të bëhet shkak për refuzimin e thirrjes nga ana e Presidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos