Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve foli shkurt për gazetarët para se zyrtarisht të firmoste dokumentin që nis procedurat për shkarkimin e presidentit Donald Trump.
"Sot, vërtetuam që askush nuk është mbi ligjin, as Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Donald Trump është një rrezik i qartë për vendin tonë", tha Pelosi.
"Tani, me trishtim dhe zemërthyer për atë çka kjo do të thotë për vendin tonë, po firmos akuzën për shkarkim". (A2 Televizion)