Thatësirë historike, Stambolli ka mbetur me 45 ditë ujë

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 23:08 | Bota

Stambolli mund të mos ketë asnjë pikë uji, në fundin e muajit shkurt. Alarmin e kanë dhënë vetë autoritetet turke, duke deklaruar se vendi po kalon një periudhë thatësirë që nuk shihej prej të paktën një dekade.

Metropoli turk, me një popullsi rreth 17 milionë banorësh, ka një rezervuar të dedikuar, ai i Omerlisë, por sipas autoriteteve ka mbetur me më pak se 20% e kapacitetit, që përkthehet në pak a shumë 45 ditë ujë për qytetin.

Situata nuk paraqitet shumë më e mirë në qytetet e tjera, edhe pse jo aq emergjente. Kryeqyteti Ankara ka ende 110 ditë furnizim, ndërkohë që qyteteve të rëndësishme si Izmiri dhe Bursa u kanë mbetur vetëm 24% dhe 36% të ujit në dispozicion.

Rezervuari i Omerlisë ka tashmë vetëm 20% të kapacitetit

Sipas studiuesve, përtej faktorëve klimatikë dhe mungesës së reshjeve, një faktor i rëndësishëm ka qenë ndërtimi shpesh herë pa kriter i lagjeve periferike, industrializimi i shpejtë  si dhe tkurrja domethënëse e zonave pyjore. Aktualisht, Turqi prodhon çdo vit  vetëm 1346 metër kub ujë për person, duke e rreshtuar tek vendet problematike në këtë pikë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos