
Dy ditë pas shkarkimit nga posti i nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani nuk pranon të prononcohet, nëse do të vazhdojë të jetë anëtare e partisë.
E pyetur mbi çështjen, Osmani thotë se rikonfirmon çdo fjalë që ka shkruar të shtunën në Facebook, kur pohoi se vetëm populli do të mund ta rrëzonte.
“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që kam thënë”, u shpreh Osmani.
Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi zhvilluan një takim me qytetarët dhe të rinjtë e kësaj komune, me të cilët diskutuan për sfidat mjedisore, trajtimin e tyre dhe ndikimin në shëndet. (A2 Televizion)