Shkarkohet kryeministri suedez, Parlamenti e rrëzon me mocion mosbesimi

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 15:14 | Bota

Parlamenti suedez votoi pro shkarkimit të kryeministrit Stefan Lofven. Kreu i social demokratëve ka një javë kohë për tu dorëhequr, duke ja kaluar kryetarit të parlamentit detyrën e formimit të një qeverie të re, ose për të shpallur zgjedhjet të parakohshme.

Demokratët nacionalistë të Suedisë kërkuan votëbesim javën e kaluar, pasi ish-partia komuniste e Majta, tërhoqi mbështetjen ndaj qeverisë së Lofven, mbi një plan për lehtësimin e kontrollit të qirave për blloqet e reja të apartamenteve.

Votimi që shkarkoi kryministrin Lofven

Një qeveri e re do të qëndronte në detyrë deri në zgjedhjet e përgjithshëm të muajit shtator.  Është hera e parë që një kryeministër suedez shkarkohet me mocion mosbesimi të propozuar nga opozita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos