Shkelën traditën shekullore, por Meghan Markle e bindur për politikën

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 15:57 | Showbiz
Shkelën traditën shekullore, por Meghan Markle e bindur për

Duka dhe dukesha e Sussex, janë përballur me reagime të furishme gjatë muajve të fundit, pasi ata u shprehën lidhur me zgjedhjet në SHBA, duke shkelur kështu traditën shekullore, se anëtarët e familjes mbretërore duhet të mbeten politikisht neutralë.

Megjithatë, Meghan Markle duket se nuk do të ndikohet nga kjo gjë, dhe sipas asaj që ka zbuluar zëdhënësi i saj, “aktivizimi politik i Meghan Markle nuk do të mbarojë pas zgjedhjeve në SHBA sepse ajo ndihet se inkurajimi i njerëzve për t'u përfshirë në politikë është i rëndësishëm”.

Një tjetër zëdhënës i Sussex-s tha se, “të qenit një anëtar aktiv i shoqërisë, është të marrësh pjesë në procesin demokratik. Pra, inkurajimi i njerëzve për t'u përfshirë në politikë është diçka e rëndësishme”.

Ndërsa Harry nuk është në gjendje të marrë pjesë në zgjedhje, sepse ai nuk është një shtetas amerikan, Meghan mezi priste të hidhte votën e saj, gjë që ajo e bëri përmes votimit me postë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos