
Joe Germanotta, i ati i Lady Gagas, ka mbështetur publikisht presidentin aktual, Donald Trump në presidencialet e Amerikës.
Përmes një postimi në Twitter, ai shkroi “Donald Trump 2020”.
Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi Trump dhe Lady Gaga u përplasën në distancë.
Këngëtarja e njohur, me famë ndërkombëtare, iu bashkua fushatës së Joe Biden dhe kërkoi nga njerëzit ta votojnë atë, ndërsa Presidenti Trump tha se “Lady Gaga nuk është aq e mirë, mund t’ju tregoj histori për të.” Postimet e tij shkaktuan habi mes ndjekësve, por Germanotta deklaroi se bindjet e tij politike dhe shpirtërore janë të ndryshme.
Raportet e Lady Gagas me të atin nuk dihen, por në muaijn mars, i prekur nga pandemia ai kërkoi ndihmë për të mbajtur hapur restorantin e tij në New York dhe njerëzit shpërthyen kundër këngëtares, duke i kërkuar të ndihmonte të atin. (A2 Televizion)