Shkelet armëpushimi? Rusia akuza të ashpra Ukrainës

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 17:49 | Bota
Shkelet armëpushimi? Rusia akuza të ashpra Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes në Rusi akuzoi forcat e armatosura në Ukrainë se bombarduan pozicionet ruse pavarësisht se armëpushimi prej 36 orësh i shpallur nga presidentit Putin kishte hyrë në fuqi.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Igor Konashenkov deklaroi se trupat ruse të gjendura në një sulm të papritur u detyruan të kundërpërgjigjeshin për t’u mbrojtur.

Kievi zyrtar ende nuk ka një reagim për këto akuza, ndërkohë që lajmi nuk është konfirmuar ende as nga media perëndimore që ndjekin zhvillimet e luftës hap pas hapi.

 Një ditë më parë, në një vendim surprizë, presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të shpallë një armëpushim 36 orësh me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, i shtyrë dhe nga një kërkesë e patriarkut Kirill.

Liderët ukrainas ishin skeptikë për këtë vendim të njëanshëm të Rusisë, duke e cilësuar dekretin e Putin thjesht si një tentativë për të fituar kohë për të rinisur një ofensivë të re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos