“Shkeljet” e bulevardit në Elbasan, aksidente, viktima dhe mosbindje ndaj Policisë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 15:02 | Aktualitet
“Shkeljet” e bulevardit në Elbasan, aksidente, viktima dhe

Një çast flagrant ku një makinë nuk i ndalon policit edhe pse ky i fundit i bën shenjë, kapur nga kamera e A2, është vetëm një nga rastet flagrante të shkeljeve që kryhen në bulevardin kryesor të Elbasanit nga drejtuesit e mjeteve.

Të tjerat ndodhin gjatë orëve të mbrëmjes, kur shpejtësia e mjeteve nuk ka kursyer në mënyrë të përsëritur as jetë njerëzish, shumë pranë vijave të bardha.

Teksa qytetarët shprehen për këtë problematikë që çdokush e ndien përveç Policisë Rrugore, në sfond duken edhe shenjat e gomave të mjeteve që bëjnë drifting në mes të qytetit. E derisa Policia të vendosë patrullimin e këtij bulevardi dhe ndëshkimin e atyre që rrezikojnë jetën e qytetarëve, këta të fundit duhet të mendohen mirë kur kalojnë edhe te vijat e bardha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos