Shkëlzen Gashi përfundon te Barcelona… shkëmben bluzën me Rakitic

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 10:22 | Futboll
Shkëlzen Gashi përfundon te Barcelona… shkëmben

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka përfunduar te Barcelona, por në fakt jo për t’u bërë pjesë e katalanasve, por thjesht për të ndjekur një seancë stërvitore të tyre.

Gashi ka pasur mundësi të takohet edhe me lojtarët. Një prej tyre ishte edhe Rakitic, me të cilin ka shkëmbyer edhe fanellën.

Prej më shumë se dy vitesh, Gashi ka qenë pjesë e Colorado Rapids, ndërsa pak kohë më parë atij ju ndërpre kontrata në mënyrë të njëanshme dhe tashmë do të përfitojë 1.7 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos