
Juventusi dhe Manchester United janë parimisht dakord për shkëmbimin Dybala-Lukaku. Kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshjen edhe me sulmuesin belg, për kontratë me pagë 9 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset.
Edhe Dybala i ka thënë “Po” United, me pagesën që mbetet pengesa e vetme për t'u kaluar. “Djajtë e Kuq” i ofrojnë 8,5 milionë euro në sezon, ndërsa argjentinasi pretendon 10-12 milionë euro.
Në orët në vijim pritet edhe konkretizimi i shkëmbimit të bujshëm të verës. (A2 Televizion)