Xhaka shkëlqen si mbrojtës, Baseli eliminon PSV-në

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 09:18 | Futboll
Xhaka shkëlqen si mbrojtës, Baseli eliminon PSV-në

Zëvendëskapiten i skuadrës, por mbi të gjitha një xhol, i cili mund të luajë atje ku ekipi ka nevojë.

Taulant Xhaka u improvizua si mbrojtës i majtë te Baseli dhe nuk zhgënjeu. Zviceranët u kualifikuan në turin e tretë të Champions League, duke dërguar në shtëpi holandezët e PSV Eindhoven.

Baseli fitoi 2 me 1 me golat e Komert dhe Van Volfsvinkel, ndërsa për miqtë nuk shërbeu barazimi i përkohshëm me Bruma. Dueli përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 4 me 4, me zviceranët që festuan falë golave jashtë fushe. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=A8cpTHid8rc

A2 CNN Livestream

Latest Videos