"Shkaqe politike", tifozi kuqezi zbulon pse s'mund të shkojnë në stadium si grup i organizuar

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 22:24 | Futboll

"Shkaqe politike", tifozi kuqezi zbulon pse s'mund të

“Ka disa ndeshje që Kombëtarja luan pa prezencën e grupimeve të organizuara të tifozerisë. Nuk është më i njëjti emocion”.

Kështu u shpreh Flamur Musa, i Tifozave Kuqezi, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ka disa gjëra politike që... nuk e di pse. Nuk besoj se UEFA na ka dënuar neve për të mos qenë në stadium në Tiranë, por ka diçka aty...”, shtoi tifozi.

“Nuk kemi qenë kurrë pas Kombëtares për rezultat, por vetëm për të mbështetur ekipin”, theksoi më tej tifozi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos