Tifozi i zjarrtë i Kombëtares: E fituam Kupën e Botës kur mundëm Serbinë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 22:21 | Futboll

Tifozi i zjarrtë i Kombëtares: E fituam Kupën e Botës kur

Flamur Musa, i Tifozave Kuqezi, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Shqipëria e ka fituar Kupën e Botës që kur mundi Serbinë.

“Ndeshja kundër Serbisë ka qenë finalja jonë. Atë kam dashur ta fitojmë dhe ajo për mua ka qenë Kupa e Botës për ne”, tha Musa.

“Ajo është gjithçka, ka të bëjë me luftën që kemi patur kundër tyre. Dhe e urrej që kemi organizuar Evropianin U21 me Serbinë”, shtoi tifozi kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos