
Irani ka reaguar sërish për vrasjen e shkencëtarit kryesor të programit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u ekzekutua ndërsa udhëtonte në makinën e tij, rrugës për në Teheran.
Burime të shërbimeve sekrete deklaruan për median shtetërore se ka dyshime se Fakhrizadeh u vra nga një armë e kontrolluar në distancë, e cila është e pajisur me një “sistem smart të drejtuar nga një satelit”.
Irani që nga dita e parë ka akuzuar Izraelin për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili shihej nga shërbimet sekrete perëndimore si drejtuesi i programit për zhvillimin e armëve bërthamore.
Izraeli nuk ka reaguar për këtë çështje, megjithatë në të shkuarën ka ndërmarrë disa herë operacione kundër programit bërthamor të armikut të saj kryesor. (A2 Televizion)