Në momentin e daljes nga stadiumi Arena Kombëtare, tifozët boshnjakë janë përplasur me disa mbështetës bardheblu pas ndeshjes mes Tiranës dhe Zrinjskit të fituar 1-0 nga kampionët e Bosnjës.
Policia ka ndërhyrë, por incidentet vazhduan edhe me forcat e rendit. Në video duket qartë si tifozët e Zrinjski kanë hedhur karriget e bizneseve rreth stadiumit në drejtim të policisë
Për pasojë një efektiv është lënduar, teksa disa prej huliganëve boshnjakë u ndaluan dhe u shoqëruan në komisariat (A2 Televizion)