
Shkëndija e Tetovës nuk ndalet në merkato. Pas afrimit të yllit shqiptar, Valon Ahmedi, sulmuesit Neto dhe mbrojtësit sllovak, Krivak, kuqezinjtë kanë nisur ofensivën edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajeti. Prej disa kohësh, 26-vjeçari është pa skuadër, pas mbylljes së bashkëpunimit me Grasshopper.
Për mbrojtësin e Shqipërisë, interes kishte shfaqur edhe Tirana. 24-herë kampionët dukeshin pranë akordit, madje u përfol se kishin akord me Ajetin, me lojtarin që do të vishej bardheblu nëse nuk do te gjente një skuadër të rëndësishme në Europë.
Ndërhyrja e Shkëndijës e ka komplikuar situatën me tetovarët, që nuk kursehen në investime për emra të rëndësishëm. (A2 Televizion)