
Manchester City i afrohet vendin e dytë duke shkatërruar një Aston Villa gjithmonë e më në krizë. Diferenca teknike midis të tretës në klasifikim dhe të tretës nga fundi është e dukshme, dhe vërtetohet në minutën 18 me golin e Mahrez, që dyfishon në të 24-ën.
Por është Sergio Aguero protagonisti i ndeshjes, me tre gola që do të mbahen mend gjatë nga argjentinasi. Aguero shndërrohet në lojtarin e huaj që ka shënuar më shumë (177 gola, dy më shumë se Thierry Henry), dhe “bomberi” që ka festuar më shpesh tre gola në një ndeshje ( 12 herë, një më shumë se Alan Shearer).
Me fitoren e sotme, Manchester i afrohet Leicester në luftën për vendin e dytë. (A2 Televizion)