
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku rreth 20 nxënës të shkollës së bashkuar “Ahmet Haxhia”, në Postribë të Shkodrës, janë paraqitur në spital me shenja helmimi.
Sipas mjekëve, nxënësit janë paraqitur me simptoma marrje mendsh dhe të vjella.
Sipas të dhënave paraprake, mendohet se nxënësit janë helmuar nga konsumimi i ushqimeve të një “fast food”-i pranë shkollës, por akoma asgjë nuk është konfirmuar.
AKU dhe ISHSH po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve. (A2 Televizion)